E kërkojnë Interi dhe Juventusi, mesfushori i Totenhemit merr vendimin për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 15:52

E kërkojnë Interi dhe Juventusi, mesfushori i Totenhemit merr vendimin për të ardhmen

“L’Equipe” pretendon se objektivi i Interit dhe Juventusit, Tangui Ndombele i ka zgjidhur problemet me Hoze Murnijon dhe ka vendosur të qëndrojë tek Totenhemi. 23-vjeçari ka qenë i lidhur me disa skuadra të Serisë A, vetëm një vit pas transferimit nga Lioni për 60 milionë euro.

murinjo ndombele

Marrëdhëniet jo të mira me Murinjon ishin kosideruar si arsyeja e dëshirës së tij për largim. Gjithsesi gazeta franceze sugjeron se Ndombele i ka zgjidhur mosmarrëveshjet me Murinjon dhe është gati për të qëndruar tek Totenhemi.

Antonio Konte e kishte Ndombelen në krye të dëshirave të merkatos së bashku me Kanten, kurse Juventusi u përfol se kishte ofruar Dagllas Kostën dhe Bernardeskin për mesfushorin francez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"