E kërkojnë disa klube të mëdha, Obamejang zbulon të ardhmen me një… “shkelje syri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 14:28

E kërkojnë disa klube të mëdha, Obamejang zbulon të ardhmen me një… “shkelje syri”

Përpara ndeshjes së sotme me Lestërin, kapiteni Pierr-Emerik Obamejang ka lëshuar sinjale rinovimi.obamejang

Kontrata e sulmuesit 31- vjeçar në “Emirates” skadon në 2021-shin dhe hezitimi i tij për të arritur një marrëveshje të re rriti spekulimet e një largimi të mundshëm.

Por gjatë një interviste në rrjetet sociale, një tifoz e pyeste që t’i shkelte syrin në rast se do të rinovonte dhe gabonezi e bëri një gjest të tillë, duke konfirmuar se pritet të qëndrojë në Londër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"