E kërkoi Tirana, mbrojtësi i Kombëtares drejt kalimit në kampionatin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 13:03

E kërkoi Tirana, mbrojtësi i Kombëtares drejt kalimit në kampionatin italian

Arlind Ajeti mund të vazhdojë karrierën e tij në Itali, më saktë në Serinë B.

ajeti

Prej dy vitesh, mbrojtësi nuk po kalon momente të mira, teksa është kushtëzuar edhe nga dëmtimet. Nga shkurti i sezonit të kaluar, mbrojtësi është pjesë e Vejle në Danimarkë, teksa në merkaton e janarit u përfol edhe për një interesim të Tiranës për mbrojtësin.

Megjithatë tashmë karriera e futbollistit mund të vazjdojë në Itali, aty ku sipas gazetarit të njohur Alfredo Pedulla, e kërkon skuadra e Rexhianës, e cila militon në Serinë B.

Këta të fundit janë në kërkim të një mbrojtësi dhe kanë piketuar pikërisht Ajetin, që do i pëlqente një rikthim në Itali, ku ka luajtur për Krotonen, Frozinonen dhe Torinon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"