E kërkoi për gati një muaj, Barcelona zyrtarizon lojtarin 23-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 15:46

E kërkoi për gati një muaj, Barcelona zyrtarizon lojtarin 23-vjeçar

Barcelona e kërkoi për gati një muaj të tërë dhe më në fund ia ka arritur të sjellë në “Kamp Nou” lojtarin e Sevijas, Klement Lenglet. Qendërmbrojtësi shifet si një lojtar shumë i talentuar dhe premtues për të ardhmen. Për të marrë kartonin e plotë të lojtarit, Barcelona ka derdhur në arkat e Sevijas plot 35.9 milionë euro.

Clement-Lenglet-946778

23-vjeçari nënshkroi një kontratë që do ta mbajë të lidhur për 5 vjet me Barcelonën. Njoftimin e bëri vetë klubi përmes një postimi në “Twitter”.

Capture123

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"