E kërkoi në merkaton e verës, Milani rikthen interesimin për lojtarin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 17:52

E kërkoi në merkaton e verës, Milani rikthen interesimin për lojtarin francez

Milani gjatë gjithë merkatos së verës ishte në kërkim të një lojtari për prapavijën, repart në të cilin transferoi mbrojtësin brazilian, Leo Duarte.Leo-Duarte-2

Kuqezinjtë kontaktuan shumë lojtarë në merkaton e verës, por pa sukses për t’i marrë në ekip. Një nga lojtarët e shumë kërkuar nga “Djalli” ishte edhe mbrojtësi francez, Dajot Upamekano, i cili aktivizohet tek gjermanët e Lajpcig.

Italianët dështuan të arrijnë një marrëveshje me klubin e lojtarit ne merkaton e verës, por do të provojnë përsëri në janar. Sipas “Tuttosport” lojtari pëlqehet shumë nga drejtuesit e kuqezinjve, dhe do të provojnë ta marrin në skuadër në merkaton e ardhshme.upamecano.lipsia.passaggio.2018.2019.750x450

Lajpcigu kërkonte të paktën 70 milionë euro për 20-vjeçarin në verë, por Milani do të tentojë me shpresën se klubi nga Bundesliga do të ulë kërkesat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"