E kërkoi Milani, talenti i PSG drejt gjigantit gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 18:47

E kërkoi Milani, talenti i PSG drejt gjigantit gjerman

Objektivi i Milanit Tangui Kuasi ka arritur marrëveshje me Bajern Mynih, pasi u largua nga PSG si lojtar i lirë. 18-vjeçari i ardhur nga akademia dhe që luajti me ekipin e parë refuzoi të nënshkruante një kontratë profesionale me klubin parisien.

kuasiiii

Mbrojtësi ka qenë i lidhur me disa skuadra si Milan dhe Lajpzig. Por sipas “Bild” vendimi është marrë dhe Kuasi do të shkojë tek Bajern Mynih. Mbrojtësi është gati për të firmosur një kontratë 5-vjeçare me gjigandët gjermanë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"