“E kërkoi edhe Bajerni i Mynihut”, Altin Lala transferon talentin shqiptar tek skuadra e Shtutgartit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2022 | 22:39

“E kërkoi edhe Bajerni i Mynihut”, Altin Lala transferon talentin shqiptar tek skuadra e Shtutgartit

Talenti shqiptar nga Kosova, Elton Krasniqi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e Shtutgart në Gjermani, teksa fillimisht do të bashkohet me ekipin e 19-vjeccarëve. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat kosovare, menaxheri Altin Lala.

auto_krasniqi1633623771

Ai ka thënë se për klientin e tij ka pasur interesim edhe nga ekipi U19 i Bajernit të Mynihut, por në fund u vendos që Krasniqi të transferohej tek Shtutgarti.

17-vjeçari në verën e vitit të kaluar iu bashkua ekipit U17 të Hannoverit nga 2 Korriku i Prishtinës, ndërsa tashmë do të ndryshojë sërish klub.

“Elton Krasniqi do të kalojë në ekipin U19 të Stuttgartit. Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Shtutgartin. Ka pasur një sezon të mirë me Hanoverin dhe kërkesat për të i kam pasur të mëdha nga klubet në Gjermani.

altin-lala

Ndër to ishte edhe Bajern Mynih, por Stutgarti ka një shkollë të mirë të futbollit dhe është klub ideal ku ai mund zhvillohet si lojtar. Ai ka nevojë të mësojë më shumë, por ka treguar paraqitje të mira me Hanoverin. Premton shumë si futbollist”, ka thënë Lala.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"