“E kemi të vështirë të rrimë në shtëpi”, Batha: Kjo ndërprerje do të ndikojë edhe te forma e skuadrës
Idriz Batha është një nga lojtarët më të mirë te Tirana, në këtë sezon të shkëlqyer që po kalojnë bardhblutë, sidomos nga koha kur drejtimin e ekipit e ka marrë Egbo.
Batha ka dhënë një intervistë për “FanZone”, ku flet për situatën në të cilën ndodhemi nga Koronavirusi. Mesfushori e pranon se të gjithë e kanë të vështirë të qëndrojnë në shtëpi, duke shtuar se kjo ndërprerje do të ndikojë edhe në formën fizike të lojtarëve.
“Të them të drejtën e kemi shumë të vështirë të rrimë në shtëpi, pasi ne jemi të rinj dhe jemi mësuar me situata të tilla. Megjithatë duhet të respektojmë rregullat dhe të shpresojmë ta kalojmë sa më shpejt këtë moment.
Trajnerët tanë na kanë sjellë ushtrime që mund t’i praktikojmë nga shtëpia, por kjo nuk ka të bëjë aspak me stërvitjen e vërtetë, atë që bëhet në fushën e lojës.
Kjo ndërprerje do të ndikojë në formën tonë fizike, por unë besoj se do të na lënë pak kohë për t’u stërvitur e për të marrë formën, para se të nisim me kalendarin e ndeshjeve zyrtare.”, u shpreh Batha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"