“E kemi të lehtë të kapim vendin e parë”, Muça: Do të doja ndaj Kazakistanit sulm të fuqishëm dhe të shpejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 17:31

“E kemi të lehtë të kapim vendin e parë”, Muça: Do të doja ndaj Kazakistanit sulm të fuqishëm dhe të shpejtë

Specialisti i futbollit Shkëlqim Muça kërkon që Shqipëria sot të fitojë jo vetëm në aspektin sportiv, por dhe atë moral ndaj Kazakistanit në mënyrë që të shkojë i karikuar në përballjen e fundit me Bjellrousinë.
muca
Për “Rubrikën Sportive” në “RTSH Sport”, ish-futbollisti i Tiranës theksoi se kuqezinjtë duhet të fitojnë medoemos ndaj kazakëve, të cilët përveç mungesave, janë inferiorë ndaj Shqipërisë. Sipas tij, Shqipëria e ka të lehtë të sigurojë vendin e parë.

“Mendoj se është dita më e mirë për të fituar, sepse ekipi ka nevojë për fitore dhe duhet fitore morale, sepse kemi një ndeshje më të vështirë pas 3 ditësh. Me këtë kundërshtar duhet të fitojmë dhe për tifozët sepse kemi një rival nën nivelin tonë.  Duhet të jemi në performancë maksimale kur luajmë në fushën tonë. Skuadra e di gjendjen. Nga skuadrat e tjera nuk kemi shkëputje. Kemi fat që kemi këta rivalë. E kemi shumë të lehtë për të kapur kreun e grupit.

Formacioni që po shikoj, do të preferoja që të kishim sulm të fuqishëm me lojtarë të shpejtë. Shikoj që është në formacion Uzuni dhe për formën që ka. Do të preferoja të ishte para me Cikalleshin”, u shpreh Muça.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"