“E kemi studiuar Flamurtarin”, Shabani do fitore: Nuk e ulim pjacën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 11:29

“E kemi studiuar Flamurtarin”, Shabani do fitore: Nuk e ulim pjacën

Apolonia është gati për të sfiduar Flamurtarin. Luajnë në shtëpi dhe kanë një “armë” plus kundër kundërshtarit, zv.trajenrin, Besmir Shabani, i cili e njeh mirë mentalitetin e vlonjatëve.

beselidhja apolonia

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai flet për gjendjen e grupit, synimet dhe veçanërisht për kryendeshjen e sotme.

“Kemi mbyllur një minifazë përgatitore dimërore, të cilën do ta vlerësoja pozitivisht dhe maksimalisht. Kemi punuar intensivisht dhe me efikasitet. Organika jonë ka qenë e plotë dhe më besoni kemi të rinj tejet premtues për të ardhmen. Si në miqësoren me Orikun, ashtu edhe në ndeshjen e Kupës me Kukësin, ekipi ka prodhuar lojë të bukur, me intensitet të lartë, madje kemi qenë dominues në çdo cep të fushës. Them me bindje të plotë që shumë shpejt Apolonia do të ringrihet. E megjithatë, le të përqendrohemi te java e 13-të. Flamurtarin duhet vlerësuar në maksimum. Vlonjatët kanë bërë një merkato mjaft cilësore, por nuk duhet të harrojmë kurrsesi se Apolonia ka mundësinë dhe forcën e duhur për të marrë rezultatin më të mirë. Gjatë gjithë këtyre ditëve e javëve, ne e kemi studiuar kundërshtarin dhe besojmë se do t’ia dalim. Si do të thoni ju? Me shpirtin luftarak që grupi ynë zotëron. Kjo kryendeshje i ka të tria rezultatet brenda, por ne në fushë do të futemi për të fituar. Do të hyjmë me mentalitetin e duhur, sepse kjo është fryma që po përcjellim çdo ditë. Luajmë vetëm për pikët e plota, pa e ditur fare kundërshtarin dhe këtë përfaqësim dinjitoz ne e bëmë në ndeshjen e parë të Kupës përballë Kukësit. Kemi vërtetë pak pikë, por mos harroni që pritshmëritë i kemi akoma të larta. Ama gjithçka ka ndryshuar me ardhjen e Dovedan, i cili së bashku me mua po bën një punë të shkëlqyer. E ritheksoj se skuadra fierake ka dhe do të ketë gjithmonë mentalitet fitues, ndaj nuk e ulim ‘pjacën’. Po punojmë fort çdo ditë dhe kryesorja në kushtet më optimale për të arritur diçka në fund. Apolonia meriton e do të jetë shumë lart në tabelën e renditjes”, përfundoi Shabani.

HILMI SALIU -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"