“Ta harrojmë shpejt Barçën”, Flik ul euforinë: Jemi këtu për të shkuar në finale…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2020 | 16:59

“Ta harrojmë shpejt Barçën”, Flik ul euforinë: Jemi këtu për të shkuar në finale…

Është pa dyshim njeriu që ka ndërtuar një Bajern të madh. Hansi Flik dhe skuadra e tij vazhdojnë ëndrrën tripletë pas fitores 8-2 ndaj Barcelonës. “Fjalët e shumta do të prishnin mbrëmjen”, shkruante “Bild” pas ndeshjes.

flik

Nuk kishte si të ishte më e vërtetë. Flik gjithashtu ishte shumë i heshtur pas ndeshjes, edhe pse sapo kishte fituar me rezultatin më të thellë në historinë e Champions-it në një ndeshje çerekfinale. “E dinim që duhet të bënim një ndeshje perfekte për të shkuar më tej. Skuadra ka shumë kualitet dhe kjo u pa. Por kjo fitore nuk duhet të na mbajë zgjuar për shumë kohë, pasi kemi ndeshje tjetër për të luajtur. Duhet ta nisim nga zero”, tha Flik.

MYLER, MË I MIRI

Flik tha se çmimi për lojtarin më të mirë ishte më se i merituar nga Tomas Myler. “Tomas bëri një ndeshje të madhe. Përveç dy golave, ai ishte fondamental në lojën tonë. Por komplimentet e mia shkojnë për të gjithë skuadrën që bëri një ndeshje të madhe për 90 minuta. Jam shumë i kënaqur edhe nga lojtarët që erdhën nga stoli. Ata u përshtatën shumë mirë me ndeshjen, kjo tregon se të gjithë e kuptojnë se çfarë pune bëjnë”, tha 55-vjeçari.

FESTA

Për numrin një në stolin bavarez, skuadra nuk do të ketë kohë të festojë gjatë pas kësaj fitoreje. “Nuk do të ketë festë, sigurisht që do të darkojmë dhe më pas do të shkojmë në dhomat tona. Duhet të pushojmë pasi na presin ditë më të vështira. Të gjitha skuadrat që janë në garë po bëjnë një punë të madhe. Nuk është e lehtë të luash në kushte të tilla. Por ne po ia dalim shumë mirë”, tha gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"