E kapi në fyt dhe e hodhi përtokë, ylli spanjoll shpallet fajtor nga gjykata e Spanjës për dhunë ndaj një femre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2022 | 23:14

E kapi në fyt dhe e hodhi përtokë, ylli spanjoll shpallet fajtor nga gjykata e Spanjës për dhunë ndaj një femre

David Silva në telashe. Lojtari i Real Sociedad teksa ishte me pushime në qershor, u përfshi në një sherr që shpërtheu mes një grupi personash. Silva dyshohet se ka goditur një femër duke e bërë atë të rrëzohet dhe për këtë është dënuar nga gjykata me gjobë.

silva

Në dokumentet e gjykatës dhe raportuar nga “Associated Press”, thuhet se ngjarja ka ndodhur në qershor gjatë festës së karnavaleve në Ishujt Kanarie, ku shpërtheu një sherr mes një grupi personash, futbollistit të Real Sosiedad dhe miqve të tij. Sipas gjykatës, Silva e ka kapur me forcë gruan duke e bërë të rrëzohet.

Gruaja kishte probleme me shpinën, gërvishtje në bërryla dhe gjunjë. Të gjitha problemet e raportuara nga një spital lokal. Për këtë arsye gjykata vendosi një gjobë prej 1080 euro për David Silva. 36-vjeçari është fitues i Kupës së Botës dhe katër herë kampion i Premier Leagues angleze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"