E kanë ndjekur në Shqipëri, emisarët e klubit turk monitorojnë Ngonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 12, 2020 | 16:32


E kanë ndjekur në Shqipëri, emisarët e klubit turk monitorojnë Ngonë

Sulmuesi i Tiranës Majkëll Ngo është ndjekur prej kohësh nga klubi turk i Menemensporit, ku aktivizohen dy ish-futbollistët e Laçit Gentian Selmani dhe David Domgjoni.

Ngo Tirana
Media turke “Yeni Asir” raporton se dy zyrtarët e klubit turk Çenk Laleçi dhe ndihmësi i tij Orhan Terzi kanë ndjekur në Shqipëri paraqitjet e futbollit anglez me prejardhje nigeriane që në periudhën para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Prej kohësh, është përfoluar se Ngo do të largohet nga bardheblutë pasi dëshiron të provojë një eksperiencë të re në karrierë, ndërsa synon ta mbyllë aventurën në Shqipëri me titullin kampion me Tiranën.

FAKSIMILE
Faksimile e artikullit të “Yeni Asir” për Majkëll Ngonë

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com