“E kam të vështirë të mund Vllazninë”, Cungu: Pse ju është ngulitur gozhdë titulli? Kritika për djemtë është se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 15:29

“E kam të vështirë të mund Vllazninë”, Cungu: Pse ju është ngulitur gozhdë titulli? Kritika për djemtë është se…

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, foli për “Supersport” pas fitores së thellë ndaj Vllaznisë.

cungu

Cungu u shpreh se e ka të vështirë që të mundë Vllazninë, por nga ana tjetër pret që edhe lojtarët të shfrytëzojnë çdo mundësi që i vjen, e të mos shpërdorojnë.

6 gola në dy ndeshje. 0 gola të pësuar. E parashikonit kaq mirë rikthimit te Laçi?

Djemtë kanë bërë mirë këto dy ndeshje. Edhe me Tiranën mund të merrnim një barazim. Ishte diçka e mirë për të kthyer besimin te djemtë. Vlejti më shumë këto pikë për psikologjinë e ndeshjeve.

Të vjen keq kur e mund Vllazninë?

Pyetje e vështirë, por ne nuk kemi luksin të zgjedhim kundërshtarin. Kështu është futbolli dhe jeta, të vë përballë ekipit ku ke dalë. Nuk jam hipokrit, më vjen keq. Por, bëj më të mirën për ekipin e Laçit ku jam. Vllazninë dua ta shoh sa më lart. Nuk  i harroj ata tifozë dhe qytetin që më ka mbështetur si futbollist dhe trajner.

U rikthye objektivi titull, apo qëndroni te Europa?

Pse ju është ngulur gozhdë titulli? (Qesh)… Unë marr pikët ndeshje pas ndeshje me djemtë. Këtu duhet të fokusohemi.

Keni provuar 20 minutat e fundit pa Nuabuezen. A mendoni se sulmuesit e tjerë duhet të marrin më shumë përgjegjësi për rezultatet e Laçit?

Është e dukshme, rastet që janë shpërdoruar. Djemtë janë të rinj, me kualitet dhe mund të jenë e ardhmja. Kanë nevojë për minuta dhe të mësojnë. Si të rinj që janë, duhet të dëgjojnë e të mësojnë. Ekipi funksionoi mirë, por duhet të jemi më seriozë dhe pragmatistë, për të shënuar më shumë. Futbolli nuk është basketboll, sepse mund të kesh edhe 1 mundësi për ndeshje. Kjo është kritikë që mund të them në përgjithësi.

Dy fitore me goleadë. Kishit një shkop magjik për Laçin? Çfarë i ndryshove sulmit?

Nuk është ndonjë ndryshim i madh. Djemtë e dinin situatën, që duheshin pikë. Me një marsh më tepër kërkuam rezultatin. Kemi punuar edhe në aspekte të tjera, por kudo në sport e në pozicione të tjera, gjërat duhen bërë me shpirt. Mund të jesh gjeniu i botës, por produktiviteti mund të jetë i ulët.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"