“E kam projektin gati për të ardhmen, por vendosin ata që kanë ekonominë”, Dedja pas mbijetesës së Vllaznisë: Nuk duhet të luajmë më…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 21:19

“E kam projektin gati për të ardhmen, por vendosin ata që kanë ekonominë”, Dedja pas mbijetesës së Vllaznisë: Nuk duhet të luajmë më…

Vllaznia ia doli të qëndrojë në Superiore edhe për vitin tjetër, teksa mposhti Besëlidhjen ditën e sotme me rezultatin 3-1.dedjaaaa

Pas ndeshjes trajneri i shkodranëve Hysen Dedja është shprehur se i pëlqeu loja sot, duke shtuar se dëshiron të vazhdojë për të ardhmen, pro këtë e vendosin drejtuesit.

“Jam shumë i kënaqur për lojën dhe rezultatin. Kishim edhe gabime, por më pëlqeu ajo që treguam në fushë. Vllaznia nuk duhet të luajë më ndeshje të tilla në të ardhmen. Për ekipin, këtu ka lojtarë të mirë, por atë e dinë drejtuesit. Golat që u shënuan sot, i shikon rrallë në kampionatin tonë.  Ndeshja e sotme duhej të kishte grintë, por kështu duhet edhe në ndeshjet e kampionatit.

E ardhmja? Unë jam i gatshëm të vazhdoj këtu, por është në dorë të drejtuesve gjithçka. Nëse atyre iu ka pëlqyer puna ime, atëherë vendosin ata. Unë deri sot isha trajner i Vllaznisë dhe tani jam i lirë. Shpresoj që gjithçka për4 kampionatin e ardhshëm të fillojë në kohë dhe skuadra të jetë gati. Këtë i kam kërkuar edhe drejtuesve në bisedat që kemi pasur.

Duhet të mendojnë ata që kanë ekonominë për të ardhmen. Unë e kam projektin, por vendosin ata. Sot nuk kisha frikë, por emocione sigurisht që po. Kundërshtari nuk kishte çfarë të humbte. Në sport dhe në jetë përballesh me gjithçka. Uroj që gara të tilla të mos ketë më për Vllazninë.”, u shpreh Dedja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"