“E kam kaluar me sukses koronavirusin”, trajneri i njohur që refuzoi Kukësin: Ky grip nuk është sikur SIDA, ebola apo kanceri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2020 | 16:55

“E kam kaluar me sukses koronavirusin”, trajneri i njohur që refuzoi Kukësin: Ky grip nuk është sikur SIDA, ebola apo kanceri

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Toverlani, i cili e drejton Feronikelin, në një intervistë në Radio Prishtina, u shpreh i bindur se e ka kaluar Koronavirusin, pavarësisht se nuk kreu analizat.

Toverlaniii

“Realisht po ju them, ditëve të fundit duke lexuar kam kupuar se ky e ka emrin grip, jo kancer, ebola apo SIDA. Personalisht, mendoj se i gjithë globi ka rënë nga provimi sepse njerëzit në moshë e kanë pësuar. Është si grip! Nuk e di çfarë janë simptomat, ndoshta ky e ka kohëzgjatjen më të madhe. Personalisht, mendoj se e kam kaluar këtë grip në muajin janar edhe pse s’i kam bërë analizat sepse e di se gripat sezonal i kaloj me tri-katër ditë, por kësaj radhe zgjati më shumë”, përfundoi Tovërlani.

Kutjojmë që disa sezone më parë, Toverlani refuzoi ofertën e Kukësit, për të marrë drejtimin e skuadrës verilindore, pas presidenti Safet Gjici i kërkoi që të dilte kampion, duke fituar duelin me Skënderbeun, por trajneri nuk pranoi. Këtë fakt ai e ka zbuluar në një prononcim të dhënë së fundmi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"