“E kam falur Ikardin për atë që bëri”, flet Maksi Lopez: Nuk kam ndërmend…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 17:35

“E kam falur Ikardin për atë që bëri”, flet Maksi Lopez: Nuk kam ndërmend…

Ish-bashkëshorti i Vanda Narës, Maksi Lopez ka zbuluar se ka lënë pas çdo gjë dhe tashmë e ka falur Ikardin, që i hyri në shtëpi dhe e tradhtoi duke i marrë gruan.

icardi

Është një nga intrigat erotike, të cilat kanë bërë shumë bujë në Itali. Maksi Lopez e futi në shtëpi Ikardin dhe ky i fundi, e tradhëtoi duke i marrë gruan. Lopez tashmë luan në Serinë B, me Krotonen dhe për mediat ai ka thënë se ka lënë çdo gjë pas dhe nuk merret më me ato që kanë ndodhur në të shkuarën.

“Kam zgjedhur të jem i lumtur. Te të gjithë mund të ndodhin gjëra të tilla, por jeta varet nga mënyra se si e administron ti. Martesa ime dështoi, por unë u bëra baba në atë martësë. Jeta vazhdon dhe dua që edhe unë të vazhdojë të kem, energji dhe mendime pozitive”, shprehet Maksi Lopez.

Më tej ai shton: “Mund të them se e kam falur Ikardin dhe nuk kam asnjë problem me të. Jashtë futbollit, ajo që më intereson më shumë tani, është që fëmijet e mi të jenë mirë dhe t’u dhurojë atyre dashuri e lumturi. Çdo gjë i përket të shkuarës. Një faqe  që e kam kthyer me kohë dhe nuk kam ndërmend të merrem më shumë me të”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"