“E kam ëndërruar gjithë kohës këtë moment, më vjen mirë që fitova faull”, Broja flet pas debutimit me Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 20:37

“E kam ëndërruar gjithë kohës këtë moment, më vjen mirë që fitova faull”, Broja flet pas debutimit me Çelsin

Armando Broja nuk e ka fshehur dot gëzimin e debutimit me ekipin e parë të Çelsit ditën e sotme kundër Evertonit, takim që u fitua nga “Blutë” me rezultatin 4-0.

BROJA

18-vjeçari kuqezi zëvendësoi në minutën e 86-ë sulmuesin Oliver Zhirunë. Për “Sky Sport”, ai u shpreh se kampionati anglez është liga më e fortë e futbollit në botë.

Ndër të tjera, Broja shtoi se ishte i lumtur që fitoi faull për ekipin e tij.

“Debutimi në futbollin elitar me Çelsin – Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Kam qenë këtu që kur isha fëmijë dhe kam ëndërruar për këtë moment gjatë gjithë kohës. Të debutosh në ‘Stemford Brixh’ është mbi të gjitha një kënaqësi e madhe. Përpara se të hyja në fushë, isha pak nervoz, por fola me trajnerin dhe më tha që të kënaqesha. Kështu që u kënaqa për pak minuta që luajta në fushë.

broja-366c58d876dbf304865e7a57ec75a1b9c30d59cdd866e48c5c0f_1920x1080

E nis karrierën në Premier Ligë – Kampionati anglez është ndoshta liga më e ashpër në botë. Kur e pashë atë (futbollisti i Evertonin Mejsën Hulgate i shkaktoi faull Brojës) vetëm sa preka topin dhe ai më goditi. Ishte diçka e mirë, sepse fitova goditjen e dënimit dhe skuadra nisi të avaconte”, deklaroi për median e famshme të futbollit “Sky Sports” Armando Broja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"