“E kam ëndërr të përfaqësoj Shqipërinë, në Turqi mund të luajë…”, Ethemit nuk i del inati: Partizani e mposht Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 23:51

“E kam ëndërr të përfaqësoj Shqipërinë, në Turqi mund të luajë…”, Ethemit nuk i del inati: Partizani e mposht Kukësin

Valon Ethemi pas gjashtë muajve pa asnjë ndeshje, u rikthye të luajë në janar, teksa zbriti në fushë me skuadrën e Ligës së Dytë turke, Istanbulspor, me të cilët kishte arritur marrëveshjen që në muajin tetor. Në një prononcim të dhënë së fundmi për “Sport Time”, Ethemi ka thënë se ëndrra e të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë është ët luajnë për Shqipërinë, teksa ka folur edhe për përballjen e kësaj fundjave, mes Kukësit dhe Partizanit, ku tha se të kuqtë e Dajës e fitojnë këtë ndeshje.

ETHEMI

Më i urti nga 3 shqiptarët te Istanbulspori- Nëse çunat mendojnë ashtu, është e vërtetë.

6 muaj pa futboll- Një futbollist të qëndrojnë 6 muaj pa ndeshje është e vështirë. E kam vuajtur por duke i pasur afër njerëzit e dashur, ma bënë më të lehtë. Më kanë ndihmuar dhe falë Zotit jemi këtu tani.

Zgjedhja e skuadrës së re- Të jesh shqiptar këtu, është diçka shumë e mirë. Abazaj dhe Rroca kanë ndikimin e tyre që erdha këtu, por edhe objektivat e skuadrës më bindën.

Rikthimi në fushë- Ishte hera e parë që mungoja 6 muaj. Ndodhën disa probleme gjatë rrugës, por kjo është jeta. Ka pengesa rrugës që duhet t’i kalosh. Megjithatë gjithçka kaloi dhe tani po shijoj momentin me ekipin e ri.

Situata aktuale- Jemi ambientuar mirë. Më kanë pritur mirë. Edhe çunat më kanë ndihmuar. Nuk ishte shumë e vështirë të ambientohesha, pasi unë e flas pak edhe gjuhën turke. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë.

Ndikimi i menaxherit për zgjedhjen- Normale ishte një vendim që e morëm bashkë. Ka edhe persona të  tjera, jemi një grup që konsultohemi.

Kombëtarja- Për ne shqiptarët e Maqedonisë është ëndërr të luajmë për Shqipërinë. Momentalisht nuk po mendoj, pasi nuk kam ndonjë ftesë. Nuk kam bërë asgjë në fushë momentalisht dhe nuk mund të kërkoj Kombëtaren.

Femrat më të mira në Shqipëri apo Turqi? Në të dyja shtet femrat i kanë të bukura, por mund të them se Tirana është më e mirë për jetën.

Lojtari i duhur i Superiores për të luajtur në Turqi- Ka lojtarë shumë të mirë. Kampionati shqiptar ka shumë lojtarë të mirë. Mund të them shoku im Vesel Limaj, ka shumë cilësi. Superiorja shumë lojtarë me cilësi.

Liga e Dytë turke apo Superiorja- Mund të them që këtu luhet futboll i hapur, nuk janë shumë taktikë,. Të gjithë duan të fitojnë.

Partizani-Kukësi? Kam shokët et Kukësi dhe te Partizani. Mendoj se fiton Partizani. Të kuqtë më duken më lart. Vllaznia na ka surprizuar të gjithëve, shpresoj  të vazhdojë kështu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"