“E kam admiruar që para shumë viteve”, Usain Bolt zgjedh midis Ronaldos dhe Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2021 | 14:38

“E kam admiruar që para shumë viteve”, Usain Bolt zgjedh midis Ronaldos dhe Mesit

Atleti xhamajkan, Usain Bolt nuk e ka mohuar kurrë pasionin e tij për futbollin, teksa disa vite më parë u përfol se do të luante si futbollist për anglezët e Mançester Junajtid, por më pas asgjë nuk u bë konkrete.

usain bolt

I pyetur për dilemën e madhe se kush është futbollisti më i mirë në botë midis Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit, rekordmeni i botës dha një përgjigje origjinale madje dhe e argumentoi zgjedhjen e tij.

“E kam admiruar Kristiano Ronaldon që kur luante për Mançester Junajtid, sepse jam një tifoz i zjarrtë i “djajve”. Mes këtyre dyve unë do të zgjidhja Ronaldon për faktin e qartë se portugezi e ka provuar veten në disa liga kryesorë në Europë”, ishte përgjigja e Bolt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"