E ka nisur vitin me dy humbje, Murinjo flet për mediat: Do të ngrihemi!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 14:21

E ka nisur vitin me dy humbje, Murinjo flet për mediat: Do të ngrihemi!

Tekniku i Romës, Zhoze Murinjo, ka folur në një intervistë për shtyp në prag të sfidës me Kaljarin. Roma e ka nisur vitin 2022 me dy humbje radhazi dhe do tentoj në sfidën e shtëpisë që të kthehet te fitorja.

MURINJO

“Më vjen keq për ne, por më vjen më shumë keq veçanërisht për ata që vijnë gjithmonë në stadium dhe qëndrojnë aty për orë të tëra. Do të ngrihemi për t’u dhënë diçka atyre që e dashurojnë Romën” është shprehur portugezi.

Gjithashtu 58-vjeçari foli dhe për blerjen e re, Serxhio Oliveira: Nuk mendoja se do të arrinim ta merrnim atë. Nuk e di nëse do të jetë ai ekzekutuesi i penalltive ose ndonjë tjetër. Thjesht jemi përpjekur që t’i japim atij pak më shumë njohuri taktike për ekipin, siç kemi bërë me të tjerët në fillim” përfundoi Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"