E ka fituar vetëm njëherë në karrierë, ja çfarë do të synojë Daja me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 12:00

E ka fituar vetëm njëherë në karrierë, ja çfarë do të synojë Daja me Partizanin

Ilir Daja është një ndër trajnerët më të suksesshëm shqiptarë në qarkullim. 54-vjeçari ka mbi 10 vite që drejton skuadra në futbollin shqiptar. Jo vetëm kaq, por disa nga skuadrat më të mira. Dinamo, Besa, Tirana, Skënderbeun dy herë, Flamurtarin dhe tashmë, Partizanin. Në krye të “demave”, Daja ka bërë një nisje shumë të mirë. Në 4 sfida që ka drejtuar deri më tani, ka arritur të marrë tri fitore, dy në Kupën e Shqipërisë dhe një në Superiore.

Daja

KUPA – Partizani ka bërë ndeshje shumë të mira në Kupën e Shqipërisë, përballë Erzenit dhe Apolonisë, duke marrë dy fitore dhe duke mos pësuar asnjë gol. Me rezultatin 5-0, “demat e kuq” shkatërruan ekipin e Ilirisë, ndërsa ditën e enjte, mposhtën 1-0 ekipin e Apolonisë. Pas kësaj fitoreje, Partizani e sheh veten në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë dhe duke parë formatin me te ndeshje, finalja është dhe më pranë.

DAJA – Pa diskutim një trajner për të cilin sukseset flasin vetë. Tre tituj kampion në Superiore, të tre me skuadra të ndryshme: Elbasani (2005/ 06), Dinamo (2007/08) dhe me Skënderbeun (17/18). Ndërsa Kupën e Shqipërisë, Daja e ka fituar vetëm një herë, me Skënderbeun në vitin 2018. Pa diskutim që trajneri 54-vjeçar do të synojë ta fitojë këtë trofe sërish trofeun e Kupës së Shqipërisë.

VERONIK ISTREFAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"