E ka eliminuar më parë Teuta, ja historiku i kundërshtarit të Kukësit në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 13:30

E ka eliminuar më parë Teuta, ja historiku i kundërshtarit të Kukësit në Champions

Short relativisht i kënaqshëm për nënkampionët e Kukësit, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Champions, pas dënimit të Skënderbeut. Skuadra verilindore peshkoi kampionët në fuqi të Maltës, Valeta FC. Drejtuesit e Kukësit janë të kënaqur dhe mendojnë që skuadra e tyre i ka të gjitha shanset për të kaluar më tej.

vALETA

Po cila është historia e kundështarit të Kukësit?  Valeta është themelua në vitin 1886 dhe fillimisht njihej si klubi i futbollit, Malta Athletic Club, ndërkohë që nga viti 1906, ajo mori emrin Valeta Junajtdi, emër të cilin e mbajti deri në vitin 1943, kur pas atij viti filloi të quhej Valeta Futboll Club. Është skuadra me më shumë histori në Maltë, duke qenë plot 24 herë kampione, fituese e 14 Kupave të Maltës dhe 11 herë fituese e Super Kupës.

35889341_1455260401285969_4277373490752913408_n

Në vitin 2002, Valeta është ndeshur për herë të parë me një klub nga Shqipëria, pasi në kuadër të Kupës Intertoto, goglat e vinin përballë Teutës së Durrësit, ndeshje të cilën e fitonin shqiptarët me rezultatin 2-1 në Durrës dhe 0-0 në Maltë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"