E ka drejtuar në 4 periudha të ndryshme, Hasan Lika: Teuta duhet të besojë deri në fund, por barazimet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 15:40

E ka drejtuar në 4 periudha të ndryshme, Hasan Lika: Teuta duhet të besojë deri në fund, por barazimet…

Teuta është një nga klubet që Hasan Lika ka qenë shumë i lidhur në karrierën si trajner. E ka drejtuar në katër periudha të ndryshme, ndërsa kulmi ishte në vitin 2000, ku fitoi Kupën e Shqipërisë. Shpesh te durrsakët ka pasur si njeriun më të afërt, me të cilin ka nisur edhe trajningun, Sulejman Starovën. Ky i fundit tashmë është drejtor teknik te durrsakët.

Lika

Në vitin 2012, kur Lika drejtonte Teutën dhe Starova ishte drejtor, humbën titullin vetëm në javën e fundit. Por çfarë mendimi ka tashmë Lika për ecurinë “djemve të detit” këtë sezon dhe deri ku mund të shkojë skuadra e drejtuar nga Edi Martini?

“Teuta pati një moment të mirë, por fakti që ngeci në një seri barazimesh në fushën e vetë, ia bëri të vështirë. Pastaj, ndeshja në Shkodër sikur e largoi pak. Unë mendoj se ka një skuadër me lojtarë shumë të mirë, që do të rivalizojnë deri në fund. Bashkë me Laçin, edhe Teuta një skuadër të fortë që synon titullin. E theksoj, 4-5 ndeshjet e para të fazës së tretë do të jenë vendimtare për të përcaktuar ecurinë deri në fund të skuadrave që duan titullin”, deklaroi trajneri kryeqytetas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"