E joshin të largohet, Partizani vihet në lëvizje për të blinduar titullarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 23:49

E joshin të largohet, Partizani vihet në lëvizje për të blinduar titullarin

Rinovimi i kontratave të disa titullarëve është një nga dilemat që Partizani pritet të zgjidhë. Pjesë e këtij grupi lojtarësh, të cilëve u ka mbaruar kontrata dhe që fillimisht presin fjalën e Partizanit, është edhe Bruno Telushi.
bruno telushi
Për mesfushorin vlonjat ka zëra merkatoje që e lidhin për bashkimin e tij me trajnerin Skënder Gega te Kukësi. Gjithsesi, përpos këtyre zërave, “Panorama Sport” ka mësuar se Telushi është në planet e të kuqve edhe për sezonin e ri. Madje, këto burime kanë konfirmuar për gazetën se në ditët e fundit ka pasur bisedime mes lojtarit dhe drejtuesve të lartë të klubit, pikërisht me presidentin Demi dhe drejtorin Olsi Rama.

Vetë axhenda e bisedimeve tregon se dëshira është që lojtari të mbetet i kuq, por klubi nuk do të bëhet pengesë në rast se për Telushin vjen ndonjë ofertë e majme nga jashtë vendit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"