E hëna ndizet me Totenhem-Mançester Siti, sfida mes Agueros dhe Kejnit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2018 | 16:24

E hëna ndizet me Totenhem-Mançester Siti, sfida mes Agueros dhe Kejnit

Aguero shërben Balotelin dhe vazhdon vrapimin e tij, rimerr topin përpara se të driblojë disa nga mbrojtësit e QPR-së dhe ndëshkojë Pedi Kenin në shtyllën e tij të parë. “Etihad” shpërthen në festë. Argjentinasi heq fanellën dhe bëhet heroi që konfirmon Sitin kampion për herë të parë në 44 vite. Kun i kushtoi klubit 35 milionë paund kur e transferuan nga Atletiko në 2011, një shifër e quajtur e çmendur për kohën. Por, sot ajo mund të quhet si skonto.

aguerro kejn

Sepse ai gol ndaj QPR-së në vitin 2012, ishte një nga 149 golat që argjentinasi ka shënuar deri më sot në Premier Ligë (215 ndeshje). Kundër Totenhemit sot në “Wembley”, 30- vjeçari do tentojë t’i bashkohet klubit të lojtarëve që kanë shënuar 150 gola, duke barazuar Majkëll Ouenin dhe ngjitur në vendin e tetë në listën e bomberave më të mirë të historisë. Nga ana tjetër do të jetë Herri Kejn, talizmani i Totenhemit, i cili është 5 vite më i ri sesa rivali i tij, por që tani ka shënuar 113 gola në kampionat.

Rezultati i ndeshjes së sotme do të varet shumë nga ata të dy, se cili do të shfaqet. Dhe historia ka treguar se ai është Aguero. Ylli i Guardiolës e shijon shumë përballjen me Spërsat, të cilëve u ka shënuar 10 gola në 12 ndeshjet e fundit. Në ndeshjet kundër 6 ekipeve të mëdha, Kun shënon mesatarisht çdo 132 minuta, ndërsa Kejn e ka mesataren e golit çdo 170 minuta. Aguero hyri në historinë e Premier Ligës për atë që bëri me QPR-në, por tani është shumë pranë rekordit të shënuesit më të mirë të huaj të Premier Ligës. Njeriu për t’u mundur është Tieri Henri (175 gola).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"