E hëna ditë prezantimesh, edhe Vllaznia ka gati trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 23:51

E hëna ditë prezantimesh, edhe Vllaznia ka gati trajnerin e ri

Edhe Vllaznia do të prezantojë nesër trajnerin e ri Tomas Brdariç.
brdaric
Tekniku kroato-gjerman do të drejtojë kuqeblutë për sezonin e ri. Prezantimi i tij i 45-vjeçarit do të bëhet në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi”. Ai zëvendëson teknikun shkodran Hysen Dedjen.

Vllaznia ka emëruar dhe drejtorin e ri sportiv Matko Djarmati. Ndryshimet në klubin kuqeblu pas binjakëzimit me klubin kroat Rijeka.

Njoftimi i Vllaznisë

KF Vllaznia bën të ditur se nesër në orën 11.00 në sallën e konferencave të stadiumit “Loro Boriçi” do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri të ekipit të parë si dhe i pjestarëve të tjerë të stafit teknik. Ftojmë mediat e interesuara të jenë të pranishme.

Faleminderit!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"