E habitshme te skuadra e Kategorisë së Parë, trajneri i ndalon lojtarët të flasin me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2020 | 13:03

E habitshme te skuadra e Kategorisë së Parë, trajneri i ndalon lojtarët të flasin me…

Fitorja ndaj Korabit fundjavën e kaluar ishte e para në transfertë për Tomorin në kuadrin e fazës përgatitore. Sigurisht, ajo do të ndikojë pozitivisht te futbollistët dhe stafi teknik në prag të kampionatit. Për Tomorin pritet të ketë edhe një miqësore tjetër në fundjavë, pasi sipas kalendarit të kampionatit të ri, beratasit janë pushim javën e parë. Ndoshta, kundërshtar do të jetë një nga skuadrat fqinje të Kategorisë së Dytë.

Tomori

Miqësoren ndaj Korabit e ka ndjekur nga afër edhe ishtekniku i beratasve në sezonin 2018-2019, Bledar Devolli, i cili ka dhënë vlerësime pozitive për skuadrën, në veçanti për mesfushorët Hyseni dhe Qato. Ka rënë në sy mungesa e mesfushorit Enver Kovaçi dhe ishte miqësorja e dytë që ky lojtar mungon, duke sjellë habi te tifozët beratas. Kovaçi është stërvitur rregullisht me skuadrën dhe në Berat konsiderohet si një futbollist me perspektivë.

Pritej me shumë interes që nga ana e skuadrës edhe e stafit teknik të komentohej kalendari i sezonit të ri, por gazeta mëson se futbollistëve u është dërguar një mesazh në grup nga ana e teknikut Bledar Sinella se e kanë të ndalur të komunikojnë me median dhe se në të kundërt do të gjobiten. Duket vërtet i habitshëm ky vendim i teknikut kavajas, aq më shumë në këtë moment, para nisjes së kampionatit.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"