E grabitën pas ndeshjes me Liverpulin, Milik: Të gjithë më pyesin për orën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 20:00

E grabitën pas ndeshjes me Liverpulin, Milik: Të gjithë më pyesin për orën

Fitorja ndaj Liverpulit në Champions League nuk u festua si duhet nga lojtari i Napolit, Arkadius Milik. Sulmuesi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kur ishte duke u larguar nga stadiumi u grabi nga disa persona. Lojtarit i morën një orë me vlerë, dhe të gjithë ata që e pyesin futbollistin e pyesin vetëm për orën e tij.

182123019-1b28965d-7a80-43c3-8702-031b153e3bbb

“Askush nuk më vuri pistoletën në kokë, Napoli është një qytet normal, por janë shumë të kujdesshëm ndaj orëve të dorës dhe bizhuterive. Ndoshta kjo është arsyeja që napolitanët vetë nuk i tregojnë. Në atë rast nuk prisja probleme, kisha orën në dorë dhe nuk isha në Napoli, isha pranë banesës time. Nuk e prisja të më ndodhte. Pastaj pas grabitjes mora dhjetëra mesazhe në Instagram ku më pyetnin se sa ishte ora”, ishte batuta e sulmuesit të Napolit që me sa duket e ka përjetuar me humor atë që i ka ndodhur.

Milik kishte dëgjuar se një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe më parë në klubin  tij. “Hamshik i kishte ndodhur dy herë. Herën e parë ia kthyen çfarë i kishin marrë. Herën e dytë jo. Me sa duket kishte 50% mundësi që të ndodhte”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"