E goditi me grusht pas koke, zbulohet se çfarë i tha lojtari i Marsejës Nejmarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 19:14

E goditi me grusht pas koke, zbulohet se çfarë i tha lojtari i Marsejës Nejmarit

Pretendimet e Nejmarit se është ofenduar me fjalë raciste nga futbollisti i Marsesjës Alvaro Gonzalez javën e kaluar duket se kanë rezultuat të vërteta.
2020-09-13t210858z-1070705822-up1eg9d1mqy9q-rtrmadp-3-soccer-france-psg-olm-report

Progami “Esporte Espetacular” në “TV Globo” mblodhi 3 specialistë të leximit të buzëve gjatë bisedës. Sipas tyre, ish-futbollisti i Espnanjolit i është drejtuar brazilianit me fjalën “mono” (në spanjisht do të thotë “majmun”). Një term i tillë konsiderohet si racist, por zyrtarët e ligës franceze dhe federatës konfirmuan pas takimti kaotik PSG-Marsejë 0-1 se Gonzalez nuk ka përdorur fjalë me sfond racist.

Braziliani rrezikon të ndëshkohet rëndë pasi e goditi Gonzalezin me grusht pas koke. Një rast i tillë parashikon që lojtar të penalizohet me 6-7 ndeshje mungesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"