E gjurmojnë Lacio, Fiorentina dhe Torino. Klubi europian kërkon 7 milionë euro për futbollistin e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 28, 2020 | 18:30


E gjurmojnë Lacio, Fiorentina dhe Torino. Klubi europian kërkon 7 milionë euro për futbollistin e Kosovës

Klubi belg Standart Liezh kërkon 7 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin e krahut të Kosovës Mërgim Vojvoda.
EZDVoRnXYAA0la2
25-vjeçari ka lënë mbresa pozitive këtë sezon në futbollin belg, ndërsa nuk kanë munguar as interesimet nga klubet e Serisë A. Lacio, Fiorentina dhe Torino janë shfaqur si kandidatë për të blerë Vojvodën.

Teksa kampionati i futbollit në Belgjikë është mbyllur, vjen mundësia e mirë për Vojvodën që sezonin e ri të luajë në një klub më të mirë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com