“E gjithë Shkodra e kënaqur me ne”, Brdariç i lumtur: Ja çfarë tregon rezultati 8-0 ndaj Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 17:49

“E gjithë Shkodra e kënaqur me ne”, Brdariç i lumtur: Ja çfarë tregon rezultati 8-0 ndaj Elbasanit

Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç është shfaqur shumë i lumtur për fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e Kupës ndaj Elbasanit, ku triumfuan 8-0. Në fjalën e tij pas përfundimit të ndeshjes, trajneri gjerman është shprehur se i gjithë qyteti i Shkodrës është i lumtur me atë që po bën skuadra e tij.

brdaric

“Fituam një ndeshje me rezultat të thellë dhe duhet thënë se e kishim vlerësuar këtë ndeshje ashtu si duhet, nisur edhe nga surprizat që dhuruan ndeshjet e djeshme të Kupës dhe ne kuptohet që nuk dëshironim të kishim ndonjë të papritur.

Fituam dhe jemi në turin tjetër të Kupës ndërkohë që shoh që gjithë qyteti është i kënaqur me atë çfarë ne po bëjmë, por duhet të shohim përpara edhe në këtë kompeticion.

Jam i kënaqur që shënuan të gjithë lojtarët e repartit sulmues, kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe kjo është e rëndësishme. Aktivizuam edhe disa lojtarë të stolit, por kuptohet që jo gjithmonë do të kemi mundësinë t’u japim minutat e duhura.

Tani do të fillojmë të mendojmë për Tiranën, një sfidë e vështirë, por e rëndësishme është të bëjmë mirë punën tonë.”, u shpreh Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"