E fundit / Alarm tjetër, Ajeti dëmtohet dhe ndërpret stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2017 | 20:02

E fundit / Alarm tjetër, Ajeti dëmtohet dhe ndërpret stërvitjen

Arlind Ajeti rrezikon të mos jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Italisë. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e fundit të kuqezinjve, që në minutat e para duke lënë para kohe fushën e lojës.

stervitja

Futbollisti i parashikuar si titullar në qendër të mbrojtjes, është dëmtuar në kavilje dhe ka lënë menjëherë stërvitjen në mes. Kjo ka bërë që të ndërpritet seanca stërvitore për disa momente, ndërsa De Biazi ka filluar të planifikojë ndryshimet e mundshme në formacion.

Nga i dërguari ynë në Palermo, Jetmir Halilaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"