E frikshme, 17 legjionarë luftojnë për… mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 10:49

E frikshme, 17 legjionarë luftojnë për… mbijetesë

E keni pyetur veten ndonjëherë pse Kombëtarja shqiptare është shpeshherë inferiore me kundërshtarët? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: cilësia. Mjafton të bësh një vështrim në kampionatet ku luajnë futbollistët e Kombëtares shqiptare për ta kuptuar këtë gjë. Meqë është fundi i sezonit futbollistik “Panorama Sport” ka analizuar situatën e legjionarëve shqiptarë në Europë dhe rezulton se jo pak, por 17 prej tyre kanë objektiv qëndrimin e tyre në elitë (ose në Serinë B si në rastin e Entelës). Në javët e fundit do të bëjnë gjithçka për të grumbulluar sa më shumë pikë, të cilat do të shërbejnë për bilancin përfundimtar. Kjo është ndeshja e tretë që do të luhet mes dy kombëtareve. Dy të parat kanë prodhuar një fitore për Uellsin (2-0) dhe një barazim (1-1).

Kombetarja-ndeshja-miqesore-me-Norvegjine
TOP 4
– Në katër kampionatet e mëdha në Europë ku aktivizohen shqiptarë, skuadrat e tyre renditen në fundin e tabelës. Në Itali, Benevento e Memushajt dhe Gjimshitit duket se ka prerë biletën për në Serinë B, po ashtu si Metzi i Balliut në Francë. Ajeti në Serinë A gjithashtu ndodhet në zonën e ftohtë. Edhe në Gjermani, situata nuk është aspak pozitive për Hamburgun e Mavrajt (lojtari është përjashtuar nga ekipi i parë), por edhe për Frajburgun e Abrashit. Pak më e qetë situata për Levanten që gjendet vetëm 1 vend mbi skuadrën që zbret në kategorinë e dytë spanjolle, por ka pikë mjaftueshëm që të mos rrezikojë deri në javën e fundit. Edhe pse objektivi kryesor mbetet mbijetesa.
legjion
TË TJERËT– Por, lista e atyre që luftojnë për të shpëtuar nuk mbaron këtu. Në Serinë B, Aliji me Llullakun mund të zbresin në Serinë C në rast se në javët e fundit të kampionatit do të bëjnë gabime, po ashtu si Kukeli e Lenjani që ndodhen të fundit në Zvicër. Në Turqi rrezikon edhe Cikalleshi me Osmanlisporin, ndërsa ky sezon është negativ edhe për Akhmatin e Balajt dhe Roshit në Rusi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"