“E fituam sezonin tonë”, trajneri Bubeqi ndihet i lehtësuar: Pse të mos e tentojmë Superioren, por na duhet stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2022 | 23:45

“E fituam sezonin tonë”, trajneri Bubeqi ndihet i lehtësuar: Pse të mos e tentojmë Superioren, por na duhet stadium

Dorjan Bubeqi ndi het më në fund i lehtësuar. Vërtet nuk kanë bërë sezonin më të mirë, por kanë fituar të rinjtë dhe ky është shpërblimi që priste prej javësh trajneri. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai thekson se i shijoi golat në fund dhe për më tepër ndaj një skuadre që nuk para pëson.

Bubeqi Besa

“Të shënojë gola Hoxha apo Meçja nuk përbën ndonjë të re, në fund të fundit janë sulmues. Por kur golat vijnë nga 19-vjeçarë si Sulovari apo Ligeja, kjo më bën të ndihem vërtet mirë. Kjo tregon se ata dinë ta vlerësojnë ndihmën e përkrahjen që marrin prej meje në stërvitje dhe minutat që u jap. Ndaj Tërbunit ekipi prodhoi futboll dhe raste. Do të veçoja ato të Meçes, Hoxhës dhe sidomos rastin e Perjes me kokë.

Nëse vetëm njëri do ishte shënuar, nuk kishte arsye ta kërkonim fitoren në limite. Po përvoja ime e gjatë si futbollist, por edhe si trajner me disa ekipe, më ka sprovuar me raste të tilla. Ashtu si shënuam ne, në fund, ashtu dhe e pësuam nga Korabi në Kavajë. Ndaj futbolli është i bukur, i paparashikuar dhe nuk thonë kot se mbaron vetëm atëherë kur gjyqtari fërshëllen për mbarimin e lojës, qoftë 90’, 95’ apo diku dhe 100’ (qesh)”, tha fillimisht trajneri.

SYNIMET – Tekniku sheh përtej mbijetesës. Edhe pse para disa ditësh nuk besonin, dy pikët i quan të kapshme: “I kushtëzuar nga grupi dhe nga mungesa e alternativave apo përvojës, pata deklaruar se nuk synojmë Superioren. Por kur jemi vetëm dy pikë larg vendit të 6-të, përse të mos e synojmë atë? Unë qëndroj me këmbë në tokë kur deklaroj mundësitë tona reale, por konstatoj nga ndeshja në ndeshje se befasohem për mirë nga të rinjtë.

Dorian-1-1

Krahas garës, këto kohë së bashku me presidentin po vëzhgojmë futbollistë të tjerë, që mund t’u bëjmë oferta gjatë qershorit. Emra mos më kërkoni tani për tani, por mund t’ju deklaroj që sot se 2 futbollistë, njëri mesfushor 18- vjeçar dhe tjetri qendërmbrojtës 20-vjeçar, janë pëlqyer dhe po ndiqen me prioritet nga presidenca e stafi. Por, më shumë sesa rindërtimi i Besës që Bizhdili ka dëshmuar më se një herë, që di ta bëjë me cilësi dhe në kohë rekord, më intereson infrastruktura”.

STADIUMI – Në fund ai ndalet te tema e stadiumit, ndërsa lutet që të hidhen sytë edhe në Kavajë. “Nuk mundet të synojmë Superioren pa një stadium tonin. Ndaj uroj që të paktën këtë verë, premtimet e shumta të bëra nga disa kryebashkiakë dhe qeveritë njëra pas tjetrës të bëhen realitet.

Besoj se pas Elbasanit, Kukësit, Shkodrës, Durrësit e Korçës, më në fund i ka ardhur radha Kavajës. Vetëm 30 minuta nga aeroporti, 5 km, nuk besoj se do të ketë stadium më komod që mund t’u shërbejë të gjitha grupmoshave për ndeshjet ndërkombëtare. Federata duhet të investojë me strategji për Kavajën, por edhe për veten”, përfundon Bubeqi.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"