E fiksuar me futbollistët beratas, Apolonia lançon talentin e radhës

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 16, 2019 | 14:24

Apolonia Kategoria e pare Të fundit

E fiksuar me futbollistët beratas, Apolonia lançon talentin e radhës

“Jam i lumtur që zgjodha Apoloninë”, thekson në prononcimin për “Panorama Sport” mesfushori beratas, Sali Kumani. Trajneri që e ka promovuar te skuadra e parë e Tomorit është Gersi Arbri, në një ndeshje kundër Apolonisë më 12 maj 2018. Ishte 18 vjeç dhe talenti i tij ra në sy të drejtuesve fierakë, të cilët e bindën të vishte fanellën bardhejeshile këtë sezon.

Sali Kumani

Është aktivizuar vetëm 130′ në 3 ndeshje me Apoloninë, por nuk janë pak, po të kemi parasysh organikën e ngjeshur në mesfushë. Është “i fundit i beratasve” tek Apolonia, pas Zogës dhe Sharavollit. Cilësitë e tij janë premtuese dhe këtë e ka treguar edhe në ato pak minuta.

Kumani është i qetë dhe i bindur ndaj vendimeve që merr stafi teknik, punon me zell për të qenë gjithmonë gati. “Ndihem mirë në këtë mjedis. Jam vetëm 19 vjeç dhe pjesë e ekipit të parë të Apolonisë, që është pretendente për Superioren. A jam i kënaqur me hapësirën? Çdo futbollist do që të luajë gjithë kohës, pa u zëvendësuar asnjë minutë, por gjithçka e vendos trajneri, mbi bazën e strategjisë që ndërton për çdo ndeshje.

Apolonia2

Më pëlqen të luaj sa më shumë, por jam i ndërgjegjshëm se ka shumë konkurrencë. Stërvitem fort, respektoj vendimet e trajnerit dhe përpiqem të jem gati në çdo kohë kur skuadra ka nevojë. Mundohem të jap më të mirën sa herë jam në fushë. Apolonia ka bërë dhe po bën më shumë se çdo skuadër tjetër për të rinjtë”, thotë mesfushori Kumani.

Bujar Rama – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com