E fejuara postoi foto me bikini, djali i Devid Bekam nuk i rezistoi dot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 20:02

E fejuara postoi foto me bikini, djali i Devid Bekam nuk i rezistoi dot

Bruklin Bekam dhe e fejuara e tij, Nikola Peltz, duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe këtë e tregojnë edhe nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Së fundmi, Nikola postoi në Instagram një foto me bikini, ku dukej mjaft tërheqëse dhe, ashtu si 2 milion ndjekësit e saj, edhe Bruklin ka mbetur “gojë hapur”.

nicola

25-vjeçarja nxorri në pah format e lakmueshme trupore dhe nuk u desh shumë kohë që ndjekësit të dyndeshin tek komentet.

nicola brooklyn

Pjesë e komentuesve ishte edhe djali 21-vjeçar i David dhe Viktoria Bekam, i cili shkruajti: “Trup i përsosur”.

nicola brooklyn 2

Nikola dhe Bruklin u fejuan në muajin korrik të këtij viti, kur ai i propozoi me një unazë, e cila kushtonte 4.5-5 karat.

nicola brooklyn1

Çifti po mendon të martohet vitin e ardhshëm, nëpërmjet dy ceremonive: një në vendlindjen e Nikola-s, në SHBA, dhe një në Mbretërinë e Bashkuar.

brooklyn (1)

Çifti po kërkon të blejë një pronë në Los Anxhelos, ku mund të bashkëjetojnë.

brooklyn (1)

Gjithashtu, thuhet se fustanin e nusërisë do ta dizejnojë vjehrra e Nikolas, pra Viktoria Bekam.

david-victoria-brooklynbrooklynbrooklyn nicola (3)

brooklyn nicola (1)brooklyn (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"