Postuar: Shtator 19, 2017 | 14:52
E fejuara e Zazës sulmon trajnerin: Nëse ke b…, mos i fshih!
Kiara Biasi, e dashura e sulmuesit italian të skuadrës së Valencias, Simone Zaza, ka postuar një mesazh në rrjetin social “Instagram” menjëherë pas sfidës ndaj Levantes ku u mbyll me barazimin 1-1. Ky mesazh i postuar prej saj thuhet se i drejtohet teknikut të skuadrës spanjolle, Marselino Garsia, i cili e ka aktivizuar sulmuesin Zaza vetëm 17 minuta.
Me sa duket, kjo gjë nuk i ka pëlqyer të dashurës së sulmuesit duke shkruar se: “Nëse kërkon njerëz me karakter, duhet të jesh i aftë t’i menaxhosh ata dhe të pranosh kur nuk mundesh. Mbi të gjitha, kujto që një njeri që ka b…, i ka gjithmonë e s’ka pse t’i fshehë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"