E donte Egnatia e Skënderbeu, talenti 19-vjeçar i dashuruar me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2021 | 18:33

E donte Egnatia e Skënderbeu, talenti 19-vjeçar i dashuruar me…

Është një nga të rinjtë që pritet të shpërthejë këtë kampionat. Edhe pse 19 vjeç, Skerdilajd Levendi dëshmoi cilësi në elitë. U aktivizua në 22 ndeshje, duke shënuar edhe 2 gola (kundër Tiranës).

LEVENDI

Pavarësisht moshës së re, nuk u ka shpëtuar interesimeve nga ekipe të tjera, ku mund të përmendim Egnatian dhe Skënderbeun, por klubi fierak nuk ka ndërmend ta lëshojë. Madje, edhe vetë lojtari u ofron besnikëri bardhejeshilëve, gjë që e pohon për “Panorama Sport”.

Levendi 2

“Jemi duke pritur fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri dhe besojmë se do të bëjmë një kampionat të mirë. E rëndësishme është që të kemi frymën e besimit dhe optimizmit që në fazën përgatitore. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë që na pret, por do të jemi gati për çdo sfidë.

apolonia levendi

Apolonia është një skuadër që di të përballojë gara të forta. Nuk mund ta parashikoj dot se çfarë përbërjeje do të ketë organika. Nuk më interesojnë as ofertat e ekipeve të tjera, sepse unë jam pjesë e fierakëve dhe dua që të vazhdoj këtu, sepse i detyrohem ekipit të qytetit tim.

Nëse klubi e vendos, sigurisht që është e drejta e tyre, por unë jam i dashuruar me ngjyrat bardhejeshile të skuadrës së qytetit tim, sepse kam ende shumë për të dhënë”, shprehet mesfushori i Apolonisë.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"