“E doja titullin me Partizanin, por tashmë shpresoj ta fitoj me Tiranën”, Batha: Ja pse puth stemën kur shënoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 16:28

“E doja titullin me Partizanin, por tashmë shpresoj ta fitoj me Tiranën”, Batha: Ja pse puth stemën kur shënoj

Idriz Batha është një nga lojtarët më të mirë te Tirana, i cili ka treguar paraqitje të shkëlqyera këtë sezon. Në një prononcim të dhënë së fundmi për “Supersport”, mesfushori është shprehur se do donte ta fitonte titullin edhe me Partizanin, por nuk ia doli dot dhe tashmë këtë dëshiron ta realizojë me Tiranën.kale-torasa-batha

“Titulli është gjithmonë shumë i ëmbël me çdo ekip. Edhe me Partizanin kemi qenë shumë afër, por nuk ia dolëm, por e kam ëndërr ta fitoj me Tiranën.

Te Partizani nuk ka lidhje me hakmarrjen, thjesht kjo ndodh në futboll, kjo ka lidhje me pasionin për të bërë mirë. Nuk kam pishman asnjëherë në jetë, ndonëse kisha shumë dëshirë ta fitoja titullin me të kuqtë.

Puthja e stemës? Është një ndjenjë pas shënimit të golit. Është një ndjenjë që nuk ka lidhje me dashurinë për klubin, por për momentin sesi ndjehesh.”, u shpreh Batha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"