“E dinim që Skënderbeu do kërkonte fitoren”, Ndreu i lumtur: Ju tregoj çfarë i kërkova lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 16:02

“E dinim që Skënderbeu do kërkonte fitoren”, Ndreu i lumtur: Ju tregoj çfarë i kërkova lojtarëve

Kastrioti triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Skënderbeut në Korçë, në një ndeshje shumë të mirë të krutanëve. Pas përfundimit të ndeshjes, trajner Ramazan Ndreu është shfaqur i  lumtur me skuadrën e tij, teksa për mikrofonat e “Supersport” është shprehur se lojtarët u shfaqën ashtu siç duhej.

bandicam 2020-11-25 15-57-36-372

“Ne jemi një skuadër shumë e mirë. Jemi të kënaqur me këtë që kemi arritur. Mund të kishim bërë më mirë me Apoloninë, por jam i lumtur. Sot kishim përballë një skuadër që vinte pas një fitore dhe na vunë në vështirësi. Gjatë gjithë kohës, skuadra ishte e vendosur dhe e kujdesshme, mendoj se në përgjithësi kemi luajtur mirë në sulm dhe në mbrojtje.

Skënderbeu vinte me dëshirë, dhe isha i bindur që do kërkonin fitoren. Duke u mbështetur te lojtarët me eksperiencë dhe të rinjtë, besonim që do i kapnim në vështirësi.”, u shpreh Ndreu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"