“E dinim që herët a vonë do të ndesheshim me këto ekipe”, Tetova: Episodi i pjesës së parë ndikoi dhe te loja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2022 | 19:28

“E dinim që herët a vonë do të ndesheshim me këto ekipe”, Tetova: Episodi i pjesës së parë ndikoi dhe te loja

Egnatia mori humbjen e dytë në Superiore në po kaq ndeshje, kësaj radhe nga Tirana në shtëpi, me rezultatin 0-2. Në një prononcim për “Oversport”, trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova, nuk e shprehu zhgënjimin për këtë rezultat.

646

Përpjekje të pafundme? – Është e vërtetë. Shorti ishte i fortë. Ne e dinim që herët a vonë do të përballeshim me këto skuadra. Pas golit të parë kishim mundësit tona, por pa ja arritur qëllimit. Sigurisht pjesën e dytë, me ardhjen e re, sulmuesin Dos Santos, të sulmonim, më shumë por dhe për të është shumë shpejt sepse ka vetëm tre ditë.

I kënaqur me aq sa dha Dos Santos? – Ideja është që ai është dhe pak mbi peshë, por nuk i mungojnë cilësitë, sidomos kur ndodhet te zona e 16 metrave. Megjithatë do ta shohim në vazhdim.

Çfarë i thatë Shehit? – Urime. Vetëm e urova.

Episodi në pjesën e parë ndikoi negativisht? – Duhet t’i pranojmë disa gjëra që janë të pranishme në futboll. Sigurisht ishte një moment që na shqetësoi të gjithëve, sepse lojtarët ishte një moment që ishin  gati të gjithë duke qarë. Lojtari Qefalija, i cili shpresoj të jetë mirë sipas lajmit që morëm, jemi njerëz, këtë shohim të parën. Por normalisht që ka ndikuar te loja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"