“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë”, Arapi: Na munguan hapësirat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2022 | 17:10

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë”, Arapi: Na munguan hapësirat

Teuta u ndal në një barazim  pa gola përballë Erzenit në “Niko Dovana”. Në një prononcim për “Oversport” trajneri i durrsakëve, Renato Arapi, dha opinionin e tij për këtë sfidë.

arapi

“Duhet ta shikojë gotën plot. e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. duke pasur edhe parasysh që kanë lojtarët të shpejtë, ne u munduam që të qarkullonim sa më shumë topin. Vështirësinë më të dhe e pash te organizimi.

Në momentin që shkoi topi në krahë u kërkua hapësirë. Duhet parë që edhe lojtarët që janë mesfushorë qendre janë me tipare mbrojtëse. Lojtarët që kanë ardhur së fundmi do të na ndihmojnë, pavarësisht se kanë ardhur shumë vonë.

Është diçka që e kemi kërkuar në momentin që një ekip mbron me forca të shumta është e vështirë të kërkosh hapësira. Që të çekuilibrosh një ekip duhet të lëvizësh në hapësira dhe kjo gjë na mungoi”, u shpreh Arapi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"