“E dinim që do ta kishim të vështirë me Apoloninë”, Hoxha: Gabimi i Arapit në pjesën e parë? Isha i qetë, sepse Levendi uli kokën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2021 | 19:06

“E dinim që do ta kishim të vështirë me Apoloninë”, Hoxha: Gabimi i Arapit në pjesën e parë? Isha i qetë, sepse Levendi uli kokën

Mbrojtësi i Teutës, Rustem Hoxha u ndie i kënaqur për fitoren e skuadrës durrsake kundër Apolonisë falë golit të tij. Për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, 29-vjeçari u ndal te rasti i shpërdoruar nga Apolonia me Skerdilajd Levendin në minutën e 37-të të pjesës së parë. Ai shtoi se nuk ndjeu frikë pasi sulmuesi fierak mbajti kokën ulur përpara se të godiste.
bandicam 2021-02-06 19-00-10-109
“Fitore e vështirë ndaj Apolonisë – Për fat të mirë shënuam dhe fituam. E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë, sepse këto ekipe mbyllen në zonën e tyre dhe lënë pak hapësira. Fatmirësisht shënuam dhe fituam.

Gol nga distanca – Duhet dhe fat.

Gol vendimtar, Levendi shpërdoroi rast të artë pas gabimit të Renato Arapit – Ndihem mirë, ju falënderoj për komplimentet. Te pjesa e Arapit, nuk kisha frikë sepse sulmuesi uli kokën. Sulmuesit që uli kokën, nuk janë të frikshëm”, u shpreh futbollisti i Teutës, Rustem Hoxha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"