“E dimë që jemi më të mirët”, Shkurtaj: Te penalltia Obanor më tha se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 9:34

“E dimë që jemi më të mirët”, Shkurtaj: Te penalltia Obanor më tha se…

Kukësi mundi Tiranën në “Selman Stërmasi” me përmbysje dhe në kampin verilindor janë të gjithë të kënaqur. Vasil Shkurtaj, ishte ai që shënoi golin e barazimit me penallti, dhe hapi rrugën për përmbysjen.

Shkurtaj

Sulmuesi i Kukësit, ishte i ftuar, në emisionin “Rubrika Sportive”, teksa ka folur për sfidën e së shtunës skundër bardhebluve.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, ndaj Tiranës që na jep psikologji për sfidën e radhës. E dimë që nga fillimi që jemi më të mirët, por këtë duhet ta tregojmë edhe në fushë. Ndaj Tiranës kemi bërë një nga ndeshjet më të mira dhe duhet të vazhdojmë kështu. Kur u futëm në dhomat e zhveshjes, ishim të qetë dhe e dinim se do të vinte fitorja, dolëm, bëmë lojën tonë dhe erdhi goli”, shprehet Shkurtaj.

Për penalltinë “alla-Panenka”, sulmuesi thotë: “Nuk është se e mendon një ditë më parë atë gjë, e mendova në moment. Rëndesi ka gol, nuk doja topi të prekte tranversën. Obanor më tha se nëse do e kisha humbur do më vriste”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"