E diela magjike në Europë! Spikat derbi i Italisë, “El Clasico” pritet të mbërthejë mijëra tifozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2023 | 11:12

E diela magjike në Europë! Spikat derbi i Italisë, “El Clasico” pritet të mbërthejë mijëra tifozë

Kjo e dielë është cilësuar magjike në Europë pasi ditën e sotme do të zhvillohen superndeshje të cilat do të mbajnë të mbërthyer para ekraneve mijëra tifozë

Collage Maker-19-Mar-2023-11-12-AM-8782

Në kampionatin italian do të zhvillohen 5 ndeshje, ku e para nis në orën 12:30 Sampdoria-Verona. Gjithashtu duel i rëndësishëm është ai mes Lacios dhe Romës, ku luajnë futbollistët e Kombëtares kuqezi, Elseide Hysaj (Lacio) dhe Marash Kumbullua (Roma). Por në orën 20:45 të gjithë do të jenë “sy e veshë” tek derbi i Italisë, ku Interi pret Juventusin për tu përballur në javën e 27-të të Serisë A.
Ndeshjet-ne-Serie-A

Ndeshjet në Serie A

 Në La Liga 10 skuadra do të zbresin në fushë këtë të dielë për të zhvilluar ndeshjet e vlefshme për javën e 26-të. Në orën 21:00 sytë e të gjithë botës do të jenë në “Camp Nou” teksa Barcelona do të presë Real Madridin. Katalanasit synojnë të thellojnë diferencën me madrilenët, ndërkohë nga krahu tjetër “Los Blancos” synojnë ta çojnë në -6 largësinë mes vendit të parë dhe të dytë.Ndeshjet-ne-La-LigaNdeshjet në La Liga

Në Angli do të zhvillohen ndeshje në Premier Ligë dhe në Kupën FA. 

Arsenali do të sfidojë Kristal në orën 15:00 teksa pas eliminimit nga Liga e Europës synojnë të reagojnë në kampionët, ku 3 pikët janë mëse të detyrueshme. Ndërkohë dy sfida ajo mes Brajton-Junajtid dhe Siti-Uest Hem janë anuluar.

Ndeshjet në Premier Ligë dhe Kupën FA. 

 

PANORAMASPOT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"