“E di që nëse i thua presidentit, ai do të më shkarkojë”, zbulohet biseda e bujshme e Mesit me ish-trajnerin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 22:00

“E di që nëse i thua presidentit, ai do të më shkarkojë”, zbulohet biseda e bujshme e Mesit me ish-trajnerin e Barcelonës

Një deklaratë e dhënë së fundmi nga ish-drejtori sportiv i Bareclonës, Andoni Zubizareta, ka nisur menjëherë të bëjë bujë.

Gerrard Martino, trajneri i ri i Barcelones, takohet me Leo Mesin

Për “El Pais” ai është shprehur se ish-trajneri i Barcelonës, Tata Martino e dinte që mund të shkarkohej nga Mesi dhe për këtë arsye i lutej  atij që të mos e kërkonte diçka të tillë te presidenca.

“Kur Tata Martino ishte trajner i Barcelonës, i tha Mesit: ‘Unë e di që nëse i telefonon presidentit ai do më shkarkojë, por nuk ke pse ma kujton çdo ditë këtë. Jam i vetëdijshëm.’”, tha Zubizareta.

Gjithçka ndodhi në sezonin 2013/2014, kur Barcelona nuk po kalonte një periudhë shumë të mirë dhe e mbylli sezonin pa asnjë trofe, ndërsa Tata Martino dha dorëheqjen pas barazimit 1-1 ndaj Atletikos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"