E dhimbshme/ U largua nga fusha mes lotësh, zbulohet dëmtimi i Spinacolës. Ylli i Italisë ka thyer tendinën e Akilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2021 | 23:44

E dhimbshme/ U largua nga fusha mes lotësh, zbulohet dëmtimi i Spinacolës. Ylli i Italisë ka thyer tendinën e Akilit

Dëmtimi i rëndë i Leando Spinacolës, një nga lojtarë më të mirë të Italisë në këtë Europian, i zbehu disi festën madhështore të kaltërve., pas triumfit ndaj Belgjikës me rezultatin 2-1.

Spinacola

Në minutën e 79-të, Spinacola la fushën e lojës me lotë në sy, duke konfirmuar kështu mungesën në ndeshjet në vazhdim të Euro 2020.

Ndërkohë së fundmi “Sky Sport”, ka arritur të zbulojë dëmtimin e futbollistit italian. Raportohet se 28-vjeçari, ka thyer tendinën e Akilit dhe do të qëndrojë jashtë fushave për shumë muaj. Një lajm i dhimbshëm ky, për të gjithë tifozët italian dhe ata të Romës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"