E DHIMBSHME/ Humbi vajzën 2-vjeçe nga sëmundja e rëndë, futbollisti anglez prek me mesazhin e ndjerë: Na bëtë të besojmë sërish (LETRA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 22:20

E DHIMBSHME/ Humbi vajzën 2-vjeçe nga sëmundja e rëndë, futbollisti anglez prek me mesazhin e ndjerë: Na bëtë të besojmë sërish (LETRA)

Sulmuesi anglez Benik Afobe, i cili humbi të bijën 2-vjeçare nga një infeksion i rëndë ka prekur zemrat e shumë tifozëve me letrën e tij të hapur drejtuar të gjithë personave që dhanë mbështetje për fatkeqësinë e rëndë. 

Afobe

Futbollisti i Bristolit e bëri reagimin e tij në ‘’Instagram’’. E gjithë bota e futbollit doli në mbështetje të plotë të 26-vjeçarit duke u solidarizuar me dhimbjen e tij.

Letra e ndjerë e lojtari Benik Afobe, i cili falenderon për mbështetjen e dhënë të gjithë klubet e futbollit dhe çdo lojtar:

Po shkruaj personalisht një deklaratë publike. Në emër të familjes sime dhe vetes sime, ju falenderoj të gjithë që më keni dërguar mesazhe mbështetëse dhe që jeni lutur për shpëtimin e vajzës sime Amora 9 ditë më parë.

Mbështetjen që na keni dhënë nuk do ta harrojmë kurrë dhe kjo do të thotë shumë. Na dhatë shpresë dhe i treguat botës se mund të bëhemi bashkë në kohë të vështira.

Futbollisti Afobe

Jo të gjithë e dinë që Amora kishte një motër të vogël 1-vjeçe që quhet Alba dhe do të bëhemi të gjithë të fortë për të dhe Amorën, e cila jeton tani brenda zemrës së motrës së saj të vogël.

Ajo do të rritet e fortë njësoj si e motra. Besojmë te Jezu Krishti dhe kur ndihemi të pafuqishëm ai na pëkrah ne. Ai do të mbrojë familjen dhe do të japë gjithmonë mbrojtje. Duam t’u tregojmë njerëzve se edhe pse po vajtojmë vdekjen e vajzës, ne mund të kthehemi më të vendosur dhe nuk do të heqim dorë kurrë nga çfarë synojmë të bëhemi një ditë.

Do të dëshiroja që t’i përgjigjesha çdo personi që më ka shkruar për t’i treguar se sa shumë do të thotë për ne kjo gjë nga thellësia e zemrës. Faleminderit çdo ekipi futbollit që ka dhënë mesazhe dhe gjithashtu mirënjohje për të gjithë botën. Zoti ju bekoftë të gjithë. Me dashuri, Famlija Afobe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"