E DHIMBSHME/ Fitoi titullin kampion, vdes nga sëmundja e rëndë ish-futbollisti shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 18:52

E DHIMBSHME/ Fitoi titullin kampion, vdes nga sëmundja e rëndë ish-futbollisti shqiptar

Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit (dikur Labinoti) Kostandin Rama u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare në Athinë.

408e976b-ac0c-4e88-8cd9-8db94ace0afa

I ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi të mbijetonte. Lajmi i vdekjes së tij ka hidhëruar tifozët e Elbasanit dhe ata të futbollit shqiptar.

Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të futbollit elbasanas në vitet ’80-ë, të cilët arritën të fitonin titullin kampion të Shqipërisë në vitin 1984 në garë me Tiranën (dikur 17 nëntori) dhe Partizanin.

1984-Ekipi-i-Labinotit-te-Elbasanit-del-kampion-i-Shqipërisë_logo

1984-Ekipi-i-Labinotit-te-Elbasani-para-ndeshjes-me-kampionin-Lyngby-te-Danimarkës_logo

Rama u zhvendos në Greqi bashkë me familjen e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"